Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet K. P., banues në Ishull Lezhë.
Sipas policisë, 18-vjeçari u kap në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike, të përgatitura për shitje.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij u zbuluan edhe doza të tjera.
Në total, uniformat blu sekuestruan 83 doza Cannabis Sativa, si dhe një celular që i përkiste të arrestuarit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu e ushtronte këtë veprimtari në qytetin e Lezhës, duke synuar kryesisht zonat pranë institucioneve arsimore.













