Një moment i papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Sky News, teksa gazetari Mark Stone raportonte për zgjedhjet e ndërmjetme në Shtetet e Bashkuara.
Duke raportuar nga ambientet pranë Shtëpisë së Bardhë, Stone lexoi një postim të presidentit Donald Trump në Truth Social, ku ai sulmonte ashpër Fox News për sondazhet dhe pyetjet e përdorura gjatë mbulimit zgjedhor.
Trump i kishte cilësuar sondazhet e televizionit si më të këqijat, ndërsa përgjigjet i kishte quajtur marrëzira, duke përdorur një shprehje vulgare në anglisht.
Gazetari e lexoi pa dashje fjalën fyese gjatë transmetimit, përpara se të kërkonte menjëherë falje. Presidenti amerikan kishte sulmuar gjithashtu analisten politike Jessica Tarlov, duke e quajtur humbëse dhe duke deklaruar se do të ndryshonte kanalin derisa ajo të largohej nga ekrani.
Sipas Daily Star, ndërsa Trump shfaqej publikisht optimist për zgjedhjet, burime pranë tij pretendonin se privatisht kishte pranuar mundësinë e një rezultati shumë negativ për republikanët.

