Dyshohej se u sulmua për vdekje nga ariu, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 61-vjeçarit

4 Nëntor 2026 | 10:33

Ngjarja e rëndë e raportuar një ditë më parë në Bulqizë, ku një 61-vjeçar dyshohej se kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari, ka marrë një tjetër drejtim pas ekzaminimit mjekoligjor.

Viktima, Urim Fiku, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, pasi ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar plagë në pjesën e kraharorit të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, 61-vjeçari kishte dalë në mal për të kullotur dhitë dhe ishte kthyer në banesë i plagosur. Familjarët e kishin dërguar në spital, duke pretenduar se ishte sulmuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari.

Rasti ishte referuar në polici nga Spitali i Bulqizës, ndërsa zbulimi i plagëve të armës së zjarrit ka ndryshuar pistën e hetimeve.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku shtetasi U. F., 61 vjeç, dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), bëjmë me dije se:

Nga hetimet e kryera deri në këto momente nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se 61-vjeçari përveç dëmtimeve të dyshuara se janë të shkaktuara nga kafsha e egër,  është konstatuar një plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, nënkryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, ka kërkuar këtë të mërkurë thirrjen urgjente të një mbledhjeje për trajtimin e...
10:31 | 04/11/2026

Pr.buxheti 2027 për Ministrinë e Brendshme 40 mld lekë, Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e...
10:26 | 04/11/2026

Vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave

Një 18-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në qytetin e Lezhës, pasi u kap duke shitur doza të lëndëve narkotike pranë shkollave. Sipas...
10:24 | 04/11/2026