Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, ku është ndalur te efektet që pritet të kenë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmimet për konsumatorët.
Malaj u shpreh se qeveria po shqyrton mekanizma monitorimi për të garantuar reflektimin e këtyre ndryshimeve në çmimet përfundimtare. Ai tha se po shqyrtohet edhe mundësia që Bordi i Transparencës të bëhet i përhershëm.
“Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do të ketë për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shohim mundësinë nëse do të ketë edhe bord transparence permanent. Po shohim mundësinë e teknologjisë së informacionit, si Price Ëatch, për të parë rrugën e çmimit nga importi deri te konsumatori final.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 8.7% më shumë se të ardhurat e pritshme në 2026. Kontributet e sigurimeve, 210.3 mld lekë. Efekti i rritjes ekonomike, efekti nga indeksimi, efekti i zbatimit të masave fiskale, efektet e masave fiskale, implementimi i strategjisë afatmesme.
Për vitin 2026, ndikim ka pasur rritja ekonomike. Efektet e kursit të këmbimit kanë ndikim të vogël, nga 7-10%”, u shpreh ministri.
Top Channel