Vodhën 40 mln euro bizhuteri me stil ‘Peaky Blinders’/ FOTOT e të shumëkërkuarës bëhen virale

Vodhën 40 mln euro bizhuteri me stil ‘Peaky Blinders’/ FOTOT e të shumëkërkuarës bëhen virale

11:47, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Frank Klauss, BILD

Me një selfie, Europol po kërkon Ninoslava Jovic (41). Gruaja bionde nga Serbia dyshohet se ka qenë e përfshirë në një grabitje spektakolare bizhuterish në panairin e artit TEFAF, në vitin 2022. Vlera e plaçkës: rreth 40 milionë euro!

Më 28 qershor 2022, katër burra hynë me forcë në stendën e një argjendarie. Ajo që binte në sy ishte se katër personat ishin maskuar në stilin e serialit të suksesshëm të BBC-së, “Peaky Blinders”.

Sipas Europol-it, gjatë grabitjes ata mbanin kostume të qepura me porosi dhe kapele të sheshta.

Gjurmët çojnë në Gjermani

Brenda dy minutash, hajdutët e armatosur thyen vitrinat dhe morën bizhuteri me një vlerë të përllogaritur prej 40 milionë eurosh. Në atë kohë nuk pati të plagosur. Banditët u larguan nga vendngjarja me monopatina elektrike.

Më pas, autorët u arratisën përmes Gjermanisë drejt Serbisë. Gjatë rrugës, ata u fotografuan nga kamerat e shpejtësisë, çka i dha policisë një sërë të dyshuarish. Tani hetuesit po kërkojnë katër burrat në të gjithë Evropën.

41-vjeçarja në listën “Më të kërkuarit”

Në kërkim është edhe gruaja bionde nga Serbia. Ajo dyshohet se ka ndihmuar në grabitje. Jovic besohet se qëndron kryesisht në Serbi. Megjithatë, hetuesit e Europol-it nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të udhëtojë edhe në vende të tjera.

Në faqen e Europol-it “Most Wanted” është publikuar një përshkrim i gruas së dyshuar për grabitjen e bizhuterive, së bashku me disa fotografi. Ajo ka sy kafe dhe në parakrahë ka tatuazhe me një trëndafil dhe disa shkronja. Për informacione që çojnë në kapjen e saj, Europol ka vendosur një shpërblim prej 20.000 eurosh.

Të armatosur dhe të rrezikshëm

Edhe për bashkëpunëtorët e saj, të gjithë serbë, është shpallur kërkimi me fotografi: Aleksandar Stojiljkovic (50), Aleksandar Cenic (50), Dusko Dimitrjevic (50) dhe Bratislav Stojanovic (41). Edhe këta burra besohet se ndodhen në Serbi dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm. Sipas Europol-it, është e mundur që ata të udhëtojnë edhe jashtë vendit, duke përdorur identitete të rreme.

Për secilin prej katër serbëve është vendosur një shpërblim prej 20.000 eurosh. Edhe ata figurojnë në listën “Most Wanted”.

Nga plaçka e vjedhur, deri më tani janë gjetur vetëm tre diamante: një në Izrael, një në Hong-Kong dhe një tjetër këtë vit në Botsvanë, në jug të Afrikës. Hetuesit dyshojnë se banda i përket rrjetit famëkeq të hajdutëve të bizhuterive “Pink Panthers”, me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco