Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët arritën të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, duke i shkaktuar një humbje të rëndësishme Partisë Republikane, të presidentit Donald Trump.
Obama deklaroi se qytetarët amerikanë kanë përcjellë një mesazh të qartë për drejtimin politik që dëshirojnë për vendin. Ish-presidenti theksoi se demokratët tashmë kanë përpara një përgjegjësi të rëndësishme, pasi administrata Trump do të qëndrojë edhe dy vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.
“Amerikanët duan një politikë që i bashkon njerëzit, në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen. Detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime aty ku kemi mundësi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të përgatisim terrenin për të ardhmen,“-shprehet ish-presidenti në një reagim në rrjetet sociale.
Sipas numërimit të zhvilluar deri në këto momente Partia Demokrate ka marrë kontrollin e Senatit amerikan, duke arritur një ndarje prej 54 vendesh për demokratët kundrejt 43 vendeve për republikanët. Ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë siguruar 228 vende, ndërsa republikanët 136 vende.
