Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro
Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa tha të martën se ishte goditur nga një sulm kibernetik që lejoi “transaksione mashtruese”, duke shtuar se incidenti “tani ishte nën kontroll” dhe se nuk do të kishte pasoja financiare për klientët e saj.
Sipas gazetës Le Télégramme, humbjet e bankës nga sulmi kibernetik vlerësohen në 133 milionë dollarë (rreth 118 milionë euro).
Sipas mediave franceze, incidenti u zbulua nga “ZachXBT”, një studiues amerikan që vepron nën një pseudonim dhe puna e të cilit njihet ndërkombëtarisht në fushat e sigurisë së kriptomonedhave dhe pastrimit të parave.
ZachXBT njoftoi pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian dyshohet” se ka humbur “106 milionë dollarë”. Dje, të martën, ai sqaroi se kishte “zbuluar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh”, duke zbuluar njëkohësisht identitetin e bankës franceze.
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arrin në 110°C
Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në 11 shtete evropiane, BE-ja kërkon veprim të përbashkët
Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Europë, Italia mbledh urgjentisht shefat e inteligjencës
- 12:08 Qeveria britanike përjashton kthimin e përhershëm të skulpturave të Partenonit në Greqi
- 11:59 Ari rritet me më shumë se 2% pas zgjedhjeve në SHBA, kalon 4 000 dollarë
- 11:56 Pierce Brosnan “tregon” James Bondin e ardhshëm
- 11:54 “Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence
- 11:42 Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje
- 11:26 Finalizohen 3 operacione në Vlorë, arrestohen 3 persona të kërkuar për vrasje, vjedhje dhe kultivim të narkotikëve