Vllaznia “blindon” talentet e saj, firmos kontratë edhe sulmuesi Seralb Hotaj

Futboll Vendi | 1 minutë më parë

Kohët e fundit drejtuesit e klubit Vllaznia po firmosin kontrata me lojtarët më të talentuar të dalë nga akademia kuqeblu. Një politikë që te Vllaznia e kanë pasur edhe më parë, por së fundi ajo është bërë më e ndjeshme. Sot ishte radha e sulmuesit Seralb Hotaj që të firmoste kontratë me klubin.

“Seralb Hotaj firmos kontratën me Vllazninë! I formuar në akademinë tonë, hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Një tjetër talent i akademisë që vijon rrugëtimin kuq e blu. Suksese, Seralb!” – shkruhet në postimin e klubit shkodran në faqen zyrtare.

Hotaj, 19 vjeç, është aktivizuar me Vllazninë B këtë sezon. Ai shihet si një element premtues për të ardhmen, ndaj dhe klubi ka vendosur ta lidhë me kontratë. Para tij firmosi portieri Alevio Ndoj, ndërkohë që u rikthye Flori Spahija.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme