I është shembur shtëpia, nëna e sëmurë kalon netët në stola: Askush s’më ndihmon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2026, 12:25

Prej disa ditësh, një e moshuar qëndron në ambientet e jashtme, poshtë strehës pranë Spitalit Rajonal Dibër (Peshkopi), pasi banesa e saj është shembur dhe ajo ka mbetur pa një çati mbi kokë.

Sipas dëshmive të personave që e kanë parë dhe e njohin situatën, nëna e quajtur Nilka Pepa 80-vjeçe ka kohë që detyrohet të kalojë netët nëpër stola, në kushte tejet të vështira dhe të mjerueshme.

Ajo shprehet se ka kërkuar ndihmë, por deri më tani nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, raportohet se ka probleme të vështira familjare dhe se nuk ka një njeri që të kujdeset për të pasi djalin e ka me probleme të shëndetit mendor dhe shpesherë edhe agresiv.

Bashkia Dibër, institucionet sociale dhe të gjitha strukturar përgjegjëse duhet që të reagojnë sa më parë pasi nuk është e pranueshme që një e moshuar të flejë në rrugë, në të ftohtë dhe pa kushte minimale jetese, ndërkohë që vilat e politikanëve s’kanë të numëruar.

Kërkojmë që kësaj zonje t'i sigurohet urgjentisht një strehë e sigurt, ushqim dhe kujdesi i nevojshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit