Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet nafta dhe ulet benzina
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.
Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.
Top Channel