Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 216 lekë për litër, ndërsa benzina me 172 lekë për litër.
Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 204 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 160 lekë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, më 4 nëntor, në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregut të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar pezullim të aktivitetit në rast shkeljesh. Sipas njoftimit, masat synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.










