Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar një buxhet prej 10 miliardë e 750 milionë lekësh për vitin 2027, por në projektbuxhetin e miratuar janë parashikuar vetëm 6 miliardë e 750 milionë lekë. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, ngriti shqetësimin për fondet e pamjaftueshme, duke theksuar se buxheti i vitit të ardhshëm është 1.1% më i ulët se ai i vitit 2026.