Pamje të reja të tmerrshme nga La Liga 2, lojtari goditet me shqelm në kokë kundërshtarin dhe e bënë për spital
Futbolli spanjoll është ende në shok për vdekjen e Jesus de Miguel, dhe një video e një dëmtimi të tmerrshëm të ri nga Segunda Division apo La Liga 2 po qarkullon tani në mediat sociale.
Në ndeshjen e xhiros së 12-të midis Albacete dhe Sabadell, të luajtur më 31 tetor, Jose Corpas tentoi një volej dhe e goditi me shqelm Quadri Liameed direkt në kokë. Mesfushori i Sabadell mbeti i shtrirë pa ndjenja në fushë.
Incidenti ndodhi në minutën e 42-të në stadiumin Carlos Belmonte. Corpas humbi topin dhe e goditi Liameed me këpucën e tij, dhe gjyqtari menjëherë i dha një karton të kuq.
Liameed u trajtua në fushë nga mjekët dhe u dërgua në spital me ambulancë. Ai u zëvendësua nga Pere Pons.
🇪🇸 WTF IS GOING ON IN SPAIN’S SECOND DIVISION?Just days after the fatal collision involving Tenerife’s Jesús de Miguel, another brutal challenge left a player unconscious.In Albacete vs. Sabadell, José Corpas went for a high volley and caught Quadri Liameed directly in the head.Liameed went down unconscious, Corpas was shown a straight red, and the Sabadell midfielder had to be taken away by ambulance.Dude 💀Writer: Solhttps://t.co/O5jLllpGCv
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) November 3, 2026
Sipas mediave spanjolle, Liameed rifitoi vetëdijen gjatë rrugës për në spital. Testet përjashtuan lëndime neurologjike ose një frakturë serioze, kështu që ai u lirua në shtëpi atë natë dhe u kthye në Sabadell me makinë.
Klubi konfirmoi zyrtarisht pas mesnatës se ai ishte liruar nga spitali dhe se testet fillestare dolën pozitive.
Corpas u largua nga fusha duke qarë, ndërsa zyrtarët e Sabadellit iu ankuan atij. Albacete fitoi ndeshjen 2-1, falë dy autogolave. Me këtë fitore, Albacete u zhvendos nga vendi i fundit në renditje.
Policia nis hetimin për vdekjen e sulmuesit spanjoll, mësohet sa mund të dënohet portieri i Andorrës
Tragjedia në Tenerife
Videoja u bë virale pasi Spanja u trondit nga vdekja e sulmuesit 30-vjeçar të Tenerifes, Jesus de Miguel.
De Miguel u përplas me portierin e Andorrës në një ndeshje të La Liga 2 të hënën mbrëma, më pas u rrëzua dhe humbi ndjenjat.
Ai vdiq të martën nga një arrest kardiak, pavarësisht se mori ndihmë të menjëhershme mjekësore. /Telegrafi/


































