Vendosni fjalën kyçe....

Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomikut, bëjnë thirrje për bojkot të mësimit dhe zgjerim të protestës



“Erdhën studentët”, “Bashkohuni me ne!” dhe “Bojkoto mësimin!” janë disa nga thirrjet që studentët kanë lëshuar teksa janë futur në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut.

Korridoret e fakultetit janë mbushur me të rinj, të cilët janë pritur me duartrokitje nga studentët e tjerë. Ata kanë vijuar thirrjet për bojkot të procesit mësimor, duke u kërkuar kolegëve të tyre t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë, prej disa ditësh kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve për dialog, por propozimi është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit. Ata kanë deklaruar se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe se nuk pranojnë të zhvillojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.