Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

    Policia e Fierit kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

    Iu gjetën 12 kg kanabis në banesë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Policia e Fierit kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë
    Aktualitet

    Policia e Fierit kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

    November 4, 2026

    Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e shkeljeve të qarkullimit.

    Përmes një njoftimi, blutë bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave, për 11 persona kanë nisur hetimet, 3 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

    Gjithashtu, janë vendosur 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 25 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 14 për parakalim të gabuar.

    Policia ka ndëshkuar me gjoba edhe 10 shoferë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, si dhe ka vendosur 440 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

    Në një apel drejtuar shoferëve të automjeteve, Policia Rrugore u bën thirrje të respektojnë rregullat, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit.

    Njoftimi i Policisë:

    Policia Rrugore Fier vijon monitorimin intensiv me pajisje inteligjente dhe kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim evidentimin, parandalimin, ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore si dhe vështirësojnë qarkullimin në qëndrat e banuara.

    Gjatë kësaj jave:

    * 11 shtetas janë proceduar penalisht, 3 prej tyre të arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

    * 885 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;

    * 25 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;

    * 14 masa për parakalim të gabuar;

    * 10 masa për drejtim nën efektin e alkoolit;

    * 440 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

    APEL I POLICISË RRUGORE FIER

    Mos e përdorni automjetin si mjet për të rrezikuar jetën tuaj dhe të tjerëve!

    Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit, manovrat e rrezikshme, parkimet në shkelje nuk janë thjesht shkelje të Kodit Rrugor, por papërgjegjshmëri që mund të sjellin pasoja fatale për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

    Respektoni rregullat. Ulni shpejtësinë. Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.

    Në timon, përgjegjësia është detyrim, jo zgjedhje!

    885 gjoba aksidentet rrugore arrestime drejtim mjeti në gjendje të dehur kontrolle policore kontrolle rrugore kronikë Shqipëri. lajme Fier monitorim i trafikut policia e fierit policia e shtetit qarkullimi rrugor shkelje të rregullave të qarkullimit shoferë të arrestuar siguria në trafik tejkalim shpejtësie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

    November 4, 2026

    Policia e Fierit kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

    November 4, 2026

    Iu gjetën 12 kg kanabis në banesë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

    November 4, 2026

    Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.