Moment krenarie e quajti kryeministri Edi Rama progres-raportin, ku thotë se Komisioni Europian ka vlerësuar më lart se kurrë më parë Shqipërinë, me një “dëftesë notash domethënëse e inkurajuese”. Ky vlerësim - thotë Rama - e afron vendin tonë drejt objektivit historik.
Rama ka theksuar gjithashtu se ‘dera’ e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes së vendit tonë në Union është më reale se kurrë.
Sipas kryeministrit, ‘historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të ndasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.’
Reagimi i kryeministrit Rama:
Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë.
Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane.
Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.
Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën.
Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë.
Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë.
Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.
Kokën lart dhe përpara Shqipëri
-
Akoma me barcaletat e BE (EU) sot Mali Zi kalon para ne antarsim sikur ishte dikur ndeshja Kroaci-Albania! Populli sidomos rinia nuk i ha më keto barcaleta Nastradinësh me BE dhe dy fonde nje fond i kuq dhe nje blu ! Iku koha kur BE ishte nje barcalete qe ngrohte pijetoret e lagjeve te braktisura
Përgjigju -
jep doreheqjen hajdut..europa nuk do hajdute...
Përgjigju -
Nuk eshte luge mllefi eshte oqean mllefi i krijuar nga arkat me Euro qe vidhni ju Ai ministri Bidoni thote qe nuk vrasim protestues ,perpak sa . Por Ramiu ka 15 vjet dhe nuk I ka gjetiur vrasesit Ju nuk keni vrare Se ata vrasin veten nga gjendja psikologjike e veshtiresive ekonomike
Përgjigju -
O Edi, o trim me flete, 36 vjet pas renies se komunizmit dhe jeni akoma me uje me racion o robo. Akoma depozitat maje tarracave, dhe uji i pijshem ose blihet, ose mbushet ne burime. 47 vjet Enveri qe ishte diktator, hoqi qafe kundershtare por te pakten coc beri gjera te mira. Ushtria kishte nendetese, avione, vendi ishte i elektrifikuar, kishte linja treni nga Pogradeci ne Tirane, popullsia me arsim minimumi 8-vjecar. Juve ne 36 vjet ja keni leruar nenen ketyre njerezve. S'ka ngel njeri ne administrate pa futur duart ne parate e popullit. Vetem taotao te ka ngelur besnik sa t'i vije ora dhe atij per t'i bere shoqeri Veliajt. Dhe ti me flet per historine dhe mbytje ne luge mllefi. Do te hysh ne histori si personi qe futi Shqiperine ne Evrope, por memoria e njerezve eshte e shkurter. Nuk do te te mbaje mend njeri si liderin qe coi Shqiperine ne Evrope, ashtu sic nuk kujtohet kush qe ishte Saliu qe e futi ne NATO. Saliun e mbajne mend per 97, per Gerdecin dhe 21 janarin, ty do te te mbajne mend si Ali Baba me 40 hajdutet, ca ne burg, ca ne Zvicer.
Përgjigju









Komente
Komento