
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-shefes së SHISH-it Vlora Hyseni që kërkoi heqjen e arrestit në shtëpi dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë. Hyseni u ndalua më 22 shtator 2026 lidhur me një hetim të SPAK-ut ndaj Ergys Agasit.
Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar nga arratia me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi. Ky i fundit u arrestua më 26 gusht i dyshuar si kreu një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Rasti i Hysenit mund të konsiderohet si një prej skandaleve më të rënda që kanë prekur sigurinë kombëtare. Vetë SPAK e thekson se drejtoresha e SHISH ka shërbyer në ndihmë të krimit të organizuar.
Vendimi
“1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.
2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.
4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar.
U shpall në Tiranë, me datë 04.11.2026.
Gjyqtar Florjan Kalaja.”