Elton Qyno Syri.net/
Vetëm pak orë nga gjetja i vdekur të 53-vjeçarit Urim Fiku, policia kriminale e Bulqizës është njoftuar për një ngjarje tjetër të rëndë, ku një person dyshohet se është vrarë në një zonë pyjore nga shoku i tij, gjahtar.
Sipas gazetarit Elton Qyno ngjarja ka ndodhur në një teren pyjor. Ku si autori dhe i dëmtuari kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Burimet informojnë se specialisti policor i zonës ka njoftuar komisariatin e Bulqizës, se kishte marrë informacion se në një zonë pyjore ka ndodhur një vrasje.
Vrasja është kryer mes dy personave që kishin dalë për gjah. Njëri nga gjahtarët ka njoftuar inspektorin e zonës se kishte qëlluar pa dashje shokun e tij, pasi i ka sulmuar ariu.
Rasti është i ngjashëm me ngjarjen e parë që ndodhi ditën e sotme, ku dhe vdekja e Urim Fikut, është raportuar fillimisht për një sulm nga kafshët e egra dhe më konkretisht Ariu.
Ndërkohë personi i dyshuar se ka qëlluar shokun është këshilluar të qëndrojë në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë.
Tashmë një grup efektivësh të komisariatit të Bulqizës, janë nisur në drejtim të zonës Pyjore ku ka ndodhur krimi, më qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje kriminale.
Pritet që në orët në vijim të mësohet më tepër detaje mbi identifikimin e protagonistëve të kësaj ngjarje dhe motiveve.
© SYRI.net