Kreu i Partisë Demokratike për Durrësin Ardian Gashi ka reaguar gjatë ditës së sotme me një postim në facebook ku tregon realitetin e vertetë Durrësit që është kret i ndryshme nga Propaganda e Edi Ramës.
‘Durrësi i vërtetë nuk është ai që shohim në videot e montuara të Ramës, por ai me të cilin përballen qytetarët çdo ditë’, shkruan ai.
Mesazhi:
Durrësi i propagandës dhe Durrësi i Realitetit!
Mirë që qeveria i realizon videot propagandistike natën, kur qytetarët janë në gjumë dhe rrugët bosh, sepse ditën pamjet flasin vetë!
Trafik i rënduar, radhë të gjata automjetesh dhe qytetarë që humbasin orë të tëra për të hyrë e dalë nga Durrësi, ndërkohë që qeveria vazhdon të na e shesë gjithçka si një histori suksesi!
Durrësi i vërtetë nuk është ai që shohim në videot e montuara të Ramës, por ai me të cilin përballen qytetarët çdo ditë!
© SYRI.net