Bashkimi Evropian mund t'i përmbyllë negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi deri në fund të këtij viti dhe mund të nënshkruajë një traktat anëtarësimi me këtë vend që në qershor të vitit 2027, njoftoi të mërkurën Komisioni Evropian. "Për herë të parë që nga viti 2011, kur BE-ja mbylli negociatat e anëtarësimit me Kroacinë, Bashkimi Evropian është në gjendje që së shpejti të mbyllë negociatat e anëtarësimit me një tjetër vend kandidat, Malin e Zi", deklaroi ekzekutivi i BE-së në raportin e tij vjetor mbi politikën e zgjerimit.