Ish drejtoresha e SHISH do të vijojë të qëndrojë më masën e arrestit shtëpiak. Gjyqtari i apelit të posaçëm, Florian Kalaja pasi shqyrtoi për disa orë kërkesat e Vlora Hysenit vendosi që të miratojë vendimin e shkallës së parë. Me dy akuza që rëndojnë ndaj saj, nxjerrje e sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit, Vlora Hyseni zgjodhi të mos paraqitej vetë në seancë, por të përfaqësohejbnga mbrojtja Kastriot Selita.