Një pallat është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të mërkure, në lagjen “Çlirimi” në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një apartament dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit.
Pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës. Paraprakisht, dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin apo gjendjen e tyre.
Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota dhe shkaku i rënies së zjarrit.













