Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur në mbështetje të protestave studenotre.
“Sa u përket protestave në Shqipëri, protestat paqësore duhet të mbështeten”, deklaroi Kovatchev.
Deklarata e eurodeputetit vjen në kuadër të diskutimeve në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian, në një kohë kur vendi po përballet me protesta kundër qeverisë.
© SYRI.net