Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Bulqizë, ku një 29-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot. 44-vjeçari B.F, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, teksa qëllonte në drejtim të një kafshe të egër, ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu 29-vjeçarin E. L., banues në fshatin Strikçan.
Për shkak të plagëve të marra, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Policia ka sekuestruar edhe armën e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur
Tentoi të kalonte 1 kg kokainë nga Mali i Zi në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit
- 15:12 Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 14:45 Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit
- 14:42 “Kjo është një katastrofë” – Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
- 14:42 Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur
- 14:33 BSH organizon konferencën e 8-të ndërkombëtare mbi skemat rajonale të kartave dhe infrastrukturat e tregut financiar me vlerë të vogël
- 14:26 Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur