Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shfaqi shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i japë shtysë përparimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ritheksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në një letër urimi drejtuar Shiroka Pulës me rastin e marrjes së detyrës, Macron vuri në pah partneritetin ndërmjet Francës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e Parisit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, presidenti francez shfaqi shpresën se zgjedhja e Shiroka Pulës do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.