Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dhënë detaje pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili është transferuar në sektorin spitalor të burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim mjekësor.
Përmes një deklarate pas takimit, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ndreca ngriti shqetësimin për mosrealizimin e ekzaminimit të kërkuar për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës së Veliajt, ndërsa bëri të ditur se kryetari i Tiranës ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij.
“Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, deklaroi Ndreca.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në burgun e Fierit, ku është transferuar në sektorin spitalor të institucionit për të vijuar trajtimin dhe rikuperimin e frakturës në këmbë.
Top Channel