Një rrjet ndërkombëtar I trafikut të heroinës është goditur në Kosovë, ku pesë persona kanë përfunduar në pranga dhe mbi 37 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Drejtoria për hetimin e narkotikëve të Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se heroina dyshohet se është transportuar nga Irani drejt Kosovës, e fshehur mes mallrave komerciale të ardhura nga vendet aziatike dhe Lindja e Mesme. Autoritetet dyshojnë se destinacioni përfundimtar i sasisë së drogës ishte tregu ndërkombëtar.