"Yerma", e bazuar në tragjedinë e famshme të dramaturgut spanjoll Federico García Lorca ishte shfaqja e fundit që regjisori Gjergj Mena realizoi me sukses në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave. Me këtë vepër, artisti e projektoi enkas për artistët e rinj, që i ngjiti në skenë, ashtu sikurse kishte bërë gjatë viteve të fundit. Mbështetja dhe krijimi i hapësirave për të rinjtë ishtë shndërrur në mision jete.