Pas shpërthimit në pallatin në Elbasan, reagon Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja
Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan janë të rënda.
Nga pamjet dhe dëmet e shkaktuara në strukturën e ndërtesës, tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin, ku sipas specialistëve të inxhinierisë së ndërtimit, nga verifikimet paraprake, pallati është tërësisht i pabanueshëm dhe duhet të shembet.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha strukturore, duke e kthyer ndërtesën në një objekt të pasigurt për banim. Banorët janë evakuuar të gjithë nga godina, ndërsa vijojnë ndërhyrjet e strukturave të emergjencës.
Nga ngjarja tragjike ka humbur jetën një 83-vjeçare, ndërsa 8 persona të tjerë, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Top Channel