E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Raporti i Progresit/ KE vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri, në përputhje me standardet e BE-së

Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Evropian vlerëson edhe zhvillimet në sektorin ekonomik dhe financiar, duke evidentuar përparimin në përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet politikës monetare dhe Bankës së Shqipërisë, ku Komisioni thekson nivelin e lartë të përputhshmërisë me acquis-in e BE-së, përfshirë garantimin e pavarësisë së bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.

Në vlerësimin për Bankën e Shqipërisë, theksohet se kuadri ligjor është në përputhje me standardet evropiane për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.

 “Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.

Reklamë

Ligji i Bankës së Shqipërisë u miratua në tetor 2026”, thuhet në raport.

/ vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.