Kurti takon gjeneralin amerikan Osborn, diskutohet për transformimin dhe modernizimin e FSK-së

4 Nëntor 2026 | 17:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti këtë të mërkurë në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

Duke i uruar mirëseardhje, Kurti e falënderoi Gjeneralmajorin Osborn për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik. Ndërsa tha se në këtë rast partneriteti i Republikës së Kosovës është i dyfishtë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi.

Kryeministri Kurti dhe Gjeneralmajor Osborn biseduan për hapat e parë dhe tejet të rëndësishëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u dakorduan për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe...
16:17 | 04/11/2026

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian. Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit...
13:51 | 04/11/2026

Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj në këtë pozitë. Macroni në letrën e...
13:06 | 04/11/2026