Wednesday / November 4 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se përdori IA për të shkruar romanin

Share Share Icon
Një debat i ri ka shpërthyer në botën letrare franceze, pasi shkrimtari Philippe Jaenada, fitues i çmimit prestigjioz Goncourt 2026, pranoi se kishte përdorur inteligjencën artificiale (IA) gjatë shkrimit të romanit të tij.

Vetëm një ditë pasi fitoi çmimin më të rëndësishëm letrar në Francë, shkrimtari 62-vjeçar deklaroi për radion France Inter se kishte përdorur ChatGPT tri herë gjatë krijimit të romanit “L’Inconnue du quai de Javel” (E panjohura e Quai de Javel).

Jaenada shpjegoi se fillimisht kishte përfshirë në libër një fjali të shkruar nga ChatGPT, për të “luajtur me lexuesin”. Këtë fjali ua kishte zbuluar vetëm anëtarëve të jurisë së Goncourt, të martën.

“Nëse merret vesh, e di se nga kush do të dalë”, u shpreh ai me humor.

Shkrimtari pranoi gjithashtu se e kishte përdorur IA për të ironizuar përgjigjet e ChatGPT, të cilat, sipas tij, mund të jenë krejtësisht absurde kur bëhet fjalë për të dhëna teknike.

Përdorimi i tretë kishte qenë për kërkime teknike gjatë përgatitjes së romanit.

“Mendoj se nuk mund ta largojmë IA dhe të sillemi sikur ajo nuk ekziston. Duhet ta përdorim, ta pranojmë, të mësojmë ta kontrollojmë dhe të mos lejojmë që ajo të na zëvendësojë. Duhet të jetë e dobishme”, deklaroi Jaenada.

“A nuk di më askush të shkruajë vetë?”

Deklaratat e fituesit të Goncourt shkaktuan menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke nxitur një debat mbi kufijtë e përdorimit të IA në letërsi.

Disa përdorues argumentuan se IA do të bëhet e pashmangshme në procesin krijues, njësoj si programet e korrigjimit drejtshkrimor që përdoren sot. Të tjerë shprehën zhgënjimin e tyre.

“Dua të lexoj autorë që bëjnë përpjekjen dhe marrin kohën e nevojshme për të krijuar vetë, me forcën e zemrës, shpirtit dhe mendjes së tyre”, shkroi një lexues në platformën X.

Një tjetër përdorues pyeti: “A nuk di më askush të shkruajë vetë në këtë sezon letrar të vitit 2026? Dhe në rregull, mund të luash me lexuesit, por çfarë lidhjeje ka kjo me romanin?”

Debati vjen vetëm pak javë pas një tjetër polemike në Francë, kur shkrimtari Thélyson Orélien pranoi se kishte përdorur IA për të shkruar një pjesë të romanit “C’était ça ou mourir”.

Romani i tij, që fillimisht konsiderohej ndër favoritët për çmimin Goncourt, u hoq nga lista e dytë e kandidatëve dhe u përjashtua nga çmime të tjera letrare, për shkak të dyshimeve mbi përdorimin e IA dhe akuzave për plagjiaturë.

Shtëpia botuese kanadeze Éditions du Boréal ndërpreu zyrtarisht bashkëpunimin me autorin dhe njoftoi se libri nuk do të ribotohej.

Ndërkohë, Philippe Jaenada u vlerësua me çmimin Goncourt për romanin që heton vrasjen e pazbardhur të një gruaje të re në Paris, në fund të viteve 1940.

Romani vijon traditën e autorit për të trajtuar ngjarje kriminale të pazgjidhura, një zhanër që i ka siguruar një publik besnik pas librave “Sulak” (2013), “La Petite Femelle” (2015) dhe “La Serpe” (2017).

Rasti ka rikthyer në qendër të diskutimit një pyetje gjithnjë e më të rëndësishme për botën e botimeve: deri ku mund të përdoret IA në krijimtarinë letrare, pa cenuar origjinalitetin dhe autorësinë e një vepre? / Euronews

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Mësimet më të vlefshme të jetës, që shpesh i kuptojmë vonë

Në moshën 40-vjeçare, karriera, ambicia dhe suksesi profesional duken shpesh si përparësitë më të rëndësishme të jetës. Por, kur i afrohesh të 80-a...

3 days më parë 4 Min Lexim

Fuqia e delegimit: Si të drejtoni pa bërë gjithçka vetë

Shumë drejtues, me përvojë apo në fillimet e karrierës, përballen me mungesë të vazhdueshme kohe dhe mbingarkesë në punë. Ata janë të lodhur dhe nd...

5 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!