Policia e Shtetit ka vijuar presionin ndaj protestuesve, duke i ndëshkuar me masa administrative edhe gjatë protestës së sotme, më 4 nëntor.
Vetëm pak minuta pasi studentët e zhvendosën protestën para Kryeministrisë dhe policia u bëri thirrje për lirimin e rrugës, efektivët kanë vijuar sjelljen agresive ndaj të rinjve.
Siç duket edhe nga pamjet, efektivët e policisë kanë gjobitur protestuesit, të cilët po protestonin në mënyrë paqësore në bulevard, para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit.
Ndërkohë, agresioni policor nuk ka kursyer as mediat. Një punonjës policie është përplasur edhe me gazetaren e SYRI TV, Fjona Çela.
© SYRI.net