Kandidati shqiptar për Asamblenë e New Yorkut: Shqiptarët shpesh janë vendimtarë në zgjedhjet lokale

Shpëtim Qorraj, kandidat për Asamblenë e New Yorkut, ka thënë se komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndikim të madh në proceset zgjedhore, veçanërisht në zgjedhjet lokale.

Në emisionin FIVE, Qorraj ka thënë se shqiptarët shpesh janë vendimtarë në gara zgjedhore, ndërsa ka vlerësuar se pjesëmarrja më e madhe e tyre në votime do të mund të sillte rezultate edhe më pozitive.

Ai ka përmendur veçanërisht zonën e Staten Island dhe Brooklynit, ku edhe vetë ka qenë kandidat në distriktin 64.

“Ajo që ka ndodhë dy vitet e fundit ne administratën Trump  në relacion me vendet tjera, mirëpo edhe lufta që po vazhdon në Ukrainë, edhe politikat brenda vendit, brenda këtyre në Amerikë, duke pasur parasysh që kosto e jetës është shumë e lartë, domethënë ekonomia është diçka që ka ndiku shumë në këto zgjedhje. Po ashtu besoj që politikat rreth emigracionit kanë qenë shumë të vështira apo jo favore në dy vitet e fundit, edhe që besoj edhe ato kanë qenë diçka që kanë pasur shumë ndikim në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Qorraj ka falënderuar shqiptarët që kanë dalë për të votuar dhe ata që e kanë mbështetur gjatë garës, duke thënë se është krenar për punën e bërë.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika