“Rruga Drejt Suksesit” për herë të parë në Kosovë, përse nuk duhet ta humbisni trajnimin nga Vasil Naçi, përfitimet që vijnë

11 vite kontribut dedikuar rritjes dhe zhvillimit personal dhe profesional. Këtë vit, Vasil Naçi sjell programin trajnues “Rruga Drejt Suksesit” në Prishtinë në datat 7 dhe 8 nëntor 2026.
Eduart Ibrahimi, sipërmarrës në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën tregoi rëndësinë që ka ky trajnim dhe përfitimet që kanë njerëzit.
“Në biznes, suksesi është realizimi i ëndrrave, të bëjë më të mirën për stafet dhe ekipet të tij.
Është viti i 11 që Vasil Naçi e organizon këtë event dhe këtë herë është në Prishtinë. Kjo është një fashë e gjerë nga të gjitha moshat dhe bizneset. Çdo vit ka një gjë të re për të mësuar nga gjithkush. Gjithmon do marrin pjesë sepse ka gjëra të reja. Me gjërat që dalin, ritmi është i pandalshëm dhe duhet të jesh update. Vasili jep shumë nga vetja për përvojën që ka, trajnimet që merr nga më të mirët në botë. Atë që ai ka mësuar e shpërndan dhe është kontribut shumë i mirë. Të ardhuratqë vijnë, shkojnë për njerëzit në nevojë”, tha Ibrahimi.
Eglent Bici, investitor dhe sipërmarrës tregoi detajet dhe arsyen pse trajnimi ofrohet me pagesë.
“Sukses është të punosh më shumë dhe të fitosh çdo ditë më shumë.
Ke mundësi të mësosh disa hapa që dikush i ka bërë më parë, nga kultura, sfidat. Evente të tilla janë për këdo. Nuk ka rëndësi nëse je në fillimet e tua. Gjithkush ka mundësi për më tepër.
Ndër vite, kemi patur mundësi të ftojmë kolegë e partnerë, studentë, çuditërisht kush nuk nxjerr diçka nga xhepi i vet, nuk e ka mëndjen. Dikush që nxjerr para nga xhepi i vet, nuk është i fokusuar.
Është trajtim për jetën, flitet për shumë gjëra. Suksesi është më i gjerë se fitimet. Ky trajnim është për këdo”, tha Bici




