Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Sipas njoftmit për media, Presidentja Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.
“Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane”, thuhet në njotim.
Po sahtu, në njoftim theksohet se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.
“Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit”.