E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 4 sekonda më parë
Kronikë

“Dëgjoja djalin që thërriste dhe s’e ndihmoja dot”, banori rrëfen tmerrin nga zjarri në Elbasan: Më ra dera në kokë

Artur Sanço, banor i pallatit ku shpërtheu zjarri në Elbasan, ka rrëfyer momentet e panikut dhe vështirësitë me të cilat u përball për t’u larguar nga banesa.

Ai tregoi se dera i kishte rënë në kokë, ndërsa djali ndodhej në dhomën e tij dhe e thërriste për ndihmë.

Sanço u shpreh se, në pamundësi për të dalë nga banesa, u hodh nga kati i dytë.

Ai tha gjithashtu se shpërthimi kishte qenë shumë i fortë dhe se soleta e katit të tretë kishte rënë, duke zënë poshtë dhomën e gjumit.

Reklamë

“Si t’ia bëj, ku të rri? Edhe veshjet i mora borxh. Dera më ra mua në kokë. Çuni ishte në dhomën e vet. Të dëgjosh çunin të thërrasë ‘o ba’ dhe mos ta ndihmosh… U hodha nga kati i dytë. Kam dalë në ballkon, kam bërtitur. Tani erdha nga spitali. Kujt t’i bie më qafë unë? Ku të rri? Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Soleta e katit të tretë ka rënë dhe ka zënë poshtë dhomën e gjumit”, rrëfeu banori.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.