Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po vazhdon edhe sot në Prishtinë, për të tetën ditë radhazi.
Me thirrjet “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.
Pjesëmarrësit po kërkojnë që zyrtarët përgjegjës të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve, si dhe që të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet kunati.