E mitura denoncoi babanë për ngacmim seksual, dyshohet se ia ngacmoi edhe shoqet

Një vajzë e mitur ka raportuar babanë e saj, meqë i njëjti dyshohet se e ngacmoi seksualisht atë. Prindërit ishin të ndarë, dhe këto ngjarje ndodhnin kur ajo qëndronte në shtëpinë e babait. Siç mëson televizioni Dukagjini, dyshohet se ai ka ngacmuar edhe shoqet e të miturës e kjo e fundit shqetësimin e ngriti te psikologia e shkollës.

Një ngjarje tjetër e tmerrshme po dyshohet të ketë ndodhur në Pejë.

Një 46 vjeçar, siç ka mësuar televizioni Dukagjini, ishte ndarë kohë më parë nga bashkëshortja e tij, dhe kohë pas kohe vajza e tyre qëndronte në shtëpinë e të atit.

Sipas burimeve, të afërta me këtë zhvillim, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht bijën e tij që është e mitur.

Televizioni ka mësuar gjithashtu, se fëmija fillimisht shqetësimin e kishte ngritur në shkollë, tek psikologia e shkollës, e cila pastaj kishte alarmuar organet e drejtësisë.

Dyshohet se kjo kishte ndodhur disa herë dhe se ka dyshime që ka ngacmuar edhe shoqet e të miturës.

Tashmë Prokuroria ka kërkuar për të paraburgim dhe Gjykata e ka aprovuar këtë kërkesë, duke e paraburgosur për 1 muaj.

“Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale kundër “ Integritetit Seksual” ndaj një viktime në këtë rast ndaj një të miture. Në këtë rast prokurori i shteti ka kërkuar paraburgim dhe seanca është mbajt sot dhe prokurori ka kërkuar që të aprovohet kërkesa”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nikçi tregoi për masat mbrojtëse që janë marrë ndaj të miturës.

“viktima ka marr tretmanin e duhur nga disa institucione relevante dhe e njejta gjendet nën përkujdesje të institucioneve përgjegjëse”, ka theksuar ai.

Për këtë rast është intervistuar edhe nëna e vajzës ndërkohë që shtëpia e të dyshuarit është bastisur nga Policia ku janë sekuestruar prova materiale, një laptop dhe dy telefon mobil.

Ndërkohë, nga Qendra për Punë Sociale në Pejë nuk ishin të qasshëm për televizionin./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika