Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ndodhet në spitalin e burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë. Ndreca thotë se prej dy javësh është kërkuar zyrtarisht ekzaminimi mjekësor, por ende nuk është realizuar.
I pari i Tiranës i ka dorëzuar edhe disa faqe nga ditari i tij me përgjigjet që i ka dhënë ministrit të Drejtësisë në takimin e së premtes. Përgjigjet do të publikohen.
“Dola nga takimi me Erionin.
1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, tha Ndreca.
Lajmi kryesor:
Me frakturë në këmbë e patericë, kryebashkiaku Erion Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit! Ndreca: Nuk e vizitojnë prej 2 javësh, publikojmë përgjigjet ndaj Gogut






