Gruaja që shihni në foto është Hatixhe Berisha, 82-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një apartament në Elbasan.
E moshuara ndodhej në banesën e saj, në pallatin ku ndodhi shpërthimi në apartamentin e fqinjit, kur ndërtesa u trondit nga fuqia e madhe e tij.
Ngjarja e rëndë shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa 82-vjeçarja u gjet e pajetë në vendngjarje.
Nga shpërthimi, disa persona të tjerë mbetën të asfiksuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja
Top Channel