Egnatia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e tretë në fazën e ligës së UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Universitatea Craiova në transfertë, në një takim që do të luhet në stadiumin “Ion Oblemenco”, duke nisur nga ora 21:00.
Skuadra rrogozhinase, e drejtuar nga Nevil Dede, ka bërë një paraqitje pozitive në dy sfidat e para të këtij kompeticioni. Egnatia ka marrë dy barazime, fillimisht ndaj danezëve të Midtjylland dhe më pas kundër Aarhusit, duke grumbulluar dy pikë në aventurën europiane.
Tashmë, ekipi shqiptar synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në Rumani, ku do të përballet me një kundërshtar që pritet t’i vërë në provë ambiciet e kampionëve të vendit.
Për Egnatian, kjo ndeshje është një tjetër mundësi për të dëshmuar se mund të konkurrojë denjësisht në arenën europiane dhe të marrë një rezultat që do ta ndihmonte në vijimësinë e rrugëtimit në Conference League.
Rrogozhinasit do të kërkojnë të ruajnë paraqitjet e mira të deritanishme dhe të kthehen nga Rumania me pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në këtë kompeticion.
© SYRI.net
Vdeka e De Miguel, goditja në kraharor dyshohet si shkaku fatal, kardiologu: Rast jashtëzakonisht i rrallë
Shqipëria vëzhgon dy talentet e Zvicrës U-21, Krasniqi dhe Dalipi në fokus
VIDEO/ Befasi në përballjen e Real Madridit, AEK-u i Pilos kalon në avantazhBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: