Futbollisti i Kombëtares shqiptare i shënon gol Realit të Madridit (VIDEO)
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, po kalon një moment fantastik në UEFA Champions League, ku po vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e AEK-ut të Athinës. Mbrojtësi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë ndaj gjigantëve të Real Madridit.
Në minutën e 75-të të takimit, Pilo arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin 2-1 skuadrës greke. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi shifrat për madrilenët.
Në përfundim, goli i mbrojtësit shqiptar nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e AEK-ut. Real Madridi përmbysi rezultatin në Athinë, duke triumfuar me shifrat 3-2.
Goli ndaj Real Madridit vjen vetëm pak javë pasi Pilo kishte shënuar edhe ndaj Manchester City-t, në transfertën e zhvilluar në Etihad Stadium.
Ndërkohë, një tjetër rezultat i rëndësishëm për futbollin shqiptar u regjistrua në Stamboll, ku Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Liverpoolit.
Contragolpe y gol de Pilo. AEK 2-1 Real Madrid Increíble. https://t.co/t5IaDHBYDw
— MT2 (@madrid_total2) November 4, 2026
Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)
Java e fundit e tetorit shënon rekord në Kardiokirurgji, 17 operacione të planifikuara dhe 5 urgjenca
Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s
- 20:29 Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa
- 20:25 Merz: Trump do të vijojë qeverisjen me urdhra ekzekutivë, duke anashkaluar Kongresin
- 20:18 Zbulohet letra e Brigitte Bardot, lë jashtë testametit bashkëshortin: Më shkatërroi për 30 vite
- 20:16 Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)
- 20:13 Vala blu dhe goditja e fortë ndaj Trump, 5 mesazhet kryesore nga zgjedhjet në SHBA
- 19:56 Të shtëna në Florida, një i plagosur! Neutralizohet autori i armatosur