Reali i Madridit arrin një fitore të vështirë me përmbysje në fushën e AEK-ut të Athinës, me vendasit që kaluan dy herë në epërsi, por në fund ishin të detyruar të pranonin humbjen, që erdhi pas një goli spektakolar të Valverdes në kohën shtesë.
AEK-u ka surprizuar Real Madridin, duke kaluar në epërsi në minutën e 12-të të takimit. Skuadra ku luan mbrojtësi kuqezi, Pilo, ka gjetur rrugën e rrjetës pas një aksioni të bukur ofensiv.
Luka Jović shërbeu brenda zonës për Aboubakary Koita, i cili goditi me saktësi, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës, jashtë mundësive të Thibaut Courtois.
AEK-u kishte rrezikuar edhe më herët, në minutën e pestë, kur Mijat Gaćinović u gjend i lirë në zonë dhe provoi të godiste drejt këndit të poshtëm të djathtë. Megjithatë, Courtois reagoi në mënyrë spektakolare, duke shpëtuar madrilenët.
Real Madrid ka rikthyer baraspeshën në 1-1 me një gol të bukur të Jude Bellingham në minutën e 32-të. Mesfushori anglez finalizoi me një prekje elegante me thembër, duke përmbyllur një aksion të shkëlqyer të madrilenëve.
AEK kalon sërish në avantazh në minutën e 75-të me Stavro Pilo, i cili shfrytëzon asistin e Aboubakary Koita dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të ulët nga brenda zonës, duke çuar rezultatin në 2-1.
Megjithatë, Real Madridi reagon vetëm tre minuta më vonë. Në minutën e 78-të, Kylian Mbappe përfiton nga një pasim i bukur i Denzel Dumfries në zonë dhe me qetësi dërgon topin në rrjetë nga afër, duke rikthyer baraspeshën në 2-2.
Reali i Madridit kopleton përmbysjen në shtesë me një gol fantastik të shënuar Valverde. 2-3.
© SYRI.net
VIDEO/ Fenerbahçe përmbys Liverpoolin, Vedat Muriqi protagonist në fitoren spektakolare 3-2
Klopp përgatit surprizën, Füllkrug drejt rikthimit në kombëtaren gjermane
Vdeka e De Miguel, goditja në kraharor dyshohet si shkaku fatal, kardiologu: Rast jashtëzakonisht i rrallëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: