Rrëzohet një helikopter ushtarak gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve, dy viktima në Indonezi

4 Nëntor 2026 | 20:49

Një helikopter ushtarak i përfshirë në një operacion për shuarjen e zjarreve në pyje në Indonezi u rrëzua në brigjet jugore të ishullit Borneo, duke vrarë dy nga tetë anëtarët e ekuipazhit.

Helikopteri Mi-17V-5 ishte ngritur këtë mëngjes nga distrikti Seruyan në provincën Kalimantan Qendror për të marrë pjesë në një operacion zjarrfikës në Parkun Kombëtar Tanjung Puting, një zonë e mbrojtur ku jetojnë kafshë të rrezikuara.

“Aksidenti ndodhi gjatë një operacioni për nxjerrjen e ujit. Dy anëtarë të ekuipazhit u gjetën të vdekur, pesë u shpëtuan, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për të gjetur një person të zhdukur,” tha ushtria indoneziane në një deklaratë.

Zjarret në pyje kanë qenë të shumta prej muajsh në Borneo dhe Sumatra, si dhe në provincën e Papuas. Një mjegull toksike është përhapur në të gjithë rajonin e gjerë: nga Malajzia dhe Singapori, deri në Filipine dhe Timorin Lindor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala blu dhe goditja e fortë ndaj Trump, 5 mesazhet kryesore nga zgjedhjet në SHBA

Demokratët kanë shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar gara të rëndësishme në disa shtete...
20:13 | 04/11/2026

Të shtëna në Florida, një i plagosur! Neutralizohet autori i armatosur

Një person u plagos pas të shtënave me armë zjarri pak pas mesditës së të mërkurës në ndërtesën e Citibank në Tampa të Floridës. Sipas...
19:56 | 04/11/2026

Publikohen dosjet sekrete në Hungari, 37 vjet pas rënies së komunizmit

Hungaria ka hapur për publikun dosjet e policisë sekrete të epokës komuniste, në një veprim të diskutueshëm që qeveria thotë se do të ndihmojë shoqërinë...
19:40 | 04/11/2026