Skip to content
4 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Po hanë kokat…

ShkodraWeb 4 November, 2026
edison ypi foto

Qejf të madh po ka koka e Sali Hajdutit të hajë kokën e Edi Ramës. Por nuk mundet. Për dy arsye: Stomaku i vjetër dhe i lodhur i Sali Hurit nuk përballon dot tretjen e një koke aq të madhe dhe aq të fortë sa e Ramës. Dhe tjetra, Sali Konopi ka frikë se i coptohet goja nga kafshimi i gozhdave dhe tegelave metalikë të mbetur nga qepjet e plagëve të kokës së Edi Ramës nga dhunimi me leva dhe doreza çeliku i ’97-ës. Duke mos i ngrënë dot Ramës kokën e sipërme, dhe në zbatim të parimit leninist: “Kur s’kam kokën e pulës, ha kokën e sorrës”, Sali Kafsha po i ha Ramës kokën e poshtme.

​Ndërkohë, Rama, si pacifist i lindur, nuk preferon të hajë apo të kafshojë asnjë kokë. Çka është gabim. Se ngrënia e kokës së hajdutëve si Bella da morire & Co është plotësisht e arsyeshme dhe e justifikueshme, sa kohë rreziku që t’ia hanë ata kokën Ramës nuk është hipotezë as hamendësim, por problem i shtruar për zgjidhje. Janë shumë. Mund t’ia hanë ata kokën Ramës para se Rama të dalë nga përsiatjet mbi dobishmërinë ose jo të ngrënies së kokës së hajdutëve.

Por Sali Komunisti, i kalitur në kudhrat e luftës klasore, nuk epet kurrë para asnjë koke. Pas kokës së Ramës, së cilës i hëngri kokrrën e qejfit, tani, pa u merakosur se çfarë shije ka apo çfarë ere vjen, me lugë, pirun e thikë në dorë, i është vërsulur kokës së Arlind Qorit. Punë që s’bëhet. Për kokën e Sali Bolshevikut, koka e neomarksistit Arlind Qori, është një mur që s’shembet, një kala që s’merret, një zjarr që s’ndizet, një lumë pa urë që s’kalohet. Kokën e Arlind Qorit e mbrojnë kokat e qytetarëve, kokat e simpatizantëve, kokat e elektoratit në shtim dhe ndikim të pandalshëm dita-ditës.

Gojët e shqyera të kafeneve po thonë se koka e hajdutes Bella da morire do hajë kokat e nja dhjetë a pesëmbëdhjetë mafjozëve. As kjo s’po ndodh. Koka e Bella da morire-s është aq bosh dhe aq budallaqe sa s’ka fuqi as të pjerdhi, jo më të hajë koka.

Zhgani i budallenjve të Partisë Demokratike, pasi dështoi në ngrënien e kokës së Yuri Kimit po kullot mbi barin e livadhit të fundbarkut të saj, po kërkon të hajë kokën e ambasadorit të SHBA-së, duke i kërkuar llogari pse nuk flet për hesap të tyre, pra të budallenjve anës Lanës. Por ambasadori s’e ka hiç ndërment ta hajë atë kokërr ulliri, dhe hesht. Në pamundësi për t’i ngrënë kokën, budallenjtë e Lanës po i hanë ambasadorit atë që thuhet, por s’shkruhet.

​Kam kujtuar se pas qindra shkrimeve që Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur, Mero Baze, ka gdhendur me penën e tij demoniake kundër Erion Veliajt, Erjoni nuk do ja falte vetes të mos e hante kokën sa një shinik të Meros. Mirëpo Erjoni nuk e ka hiç ndërment t’ia hajë kokën e dhjamur Mero trimit të kohës së MJAFT-it, dhe as Merua kokën ulrtraliberale të Erjonit. Nëse Mero po përgatit ngrënien e kokës së Erjonit te restoranti i Mirës në Peshtan, apo Erjoni ndonjë puç pas koke për katunarin e Peshtanit që qesh si kalë dhe nuk sheh dot det me sy, këtë do ta tregojë koha.

​Koka e Syrit, i lavdishmi Çim Peka, po ndeshet për jetë a vdekje me kokat e Klanit, Topit, Vizionit etj. Por nuk po mundet t’i hajë. Pengesë po janë kokat e mangallit të Syrit, rrotull të cilit, duke bërë muhabet e duke ngrënë, bashkë me gështenjat e pjekura, edhe kokat e njëri-tjetrit, në një harakiri autoreferencial dhe kontraproduktiv të pashembullt në historinë e planetit.

Një arenë e stërmadhe dhe e pamëshirshme me ngrënie kokash është ajo që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale. Ku mizëria e hajvanëve me pseudonim po ha kokat e atyre me emër e mbiemër. Dinakët me password po hanë kokat e naivëve të pambrojtur. Grykësit me selfie, duke ngrënë tava dheu dhe mish keci, po hanë kokat e barkzbrazurve.

​Dhëndri bosniak dhe idiot i vjehrrit llapaqen dhe rrenacak, me ngrënien e kokës është në një marrëdhënie të ndryshme nga gjithë të tjerët. I mjafton e i tepron koka e vjehrrit hajdut. Koka e vet i duket e tepërt. Po mendon si ta hajë kokën e vet. Ç’më duhet koka ime budallaqe, thotë, kam kokën e vjehrrit hajdut. Gjatë meditimit hamletian me kokën e vet në dorë si kokërr patate, i vjen ndërment se, po ashtu si patatja që është edhe bukë edhe gjellë, edhe koka e vet që po përgatitet ta hajë – duke qenë se dhëmbët me të cilët duhet ta kafshojë ndodhen te koka që po mban në duar – është edhe ngrënëse edhe e ngrënë. Në këto e sipër, mendimtarin karagjoz me kokën si bythë, dhëndrin arixhi të vjehrrit xhambaz, po e rren menia se nga kllapia mundonjëse e hajdutllëkut kolosal mund të dalë duke ngrënë kokën time. Nuk do ia mundësoj. E vetmja kokë që ia jap me kënaqësi të ma hajë, është koka e rrushit tim. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “S’jam organizator, as financues i protestave”, Erion Veliaj vijon publikimin e “ditarit” të paraburgimit…

TË FUNDIT

veliaj rama gogu 2026

“S’jam organizator, as financues i protestave”, Erion Veliaj vijon publikimin e “ditarit” të paraburgimit…

ShkodraWeb 4 November, 2026
vrasja gjueti lezhe 2026

TRAGJIKE – Qëllon nga pakujdesia gjatë gjuetisë ndaj 29- vjeçarit, ndërron jetë në vendngjarje i riu…

ShkodraWeb 4 November, 2026
full hd.05_22_34_08.Still089

VIDEO – Lezha tronditet në orët e para të mëgjesit, tritol automjetit të parkuar në kompleksin e banimit

ShkodraWeb 4 November, 2026

TË FUNDIT

  • NGA EDISON YPI – Po hanë kokat… 4 November, 2026
  • “S’jam organizator, as financues i protestave”, Erion Veliaj vijon publikimin e “ditarit” të paraburgimit… 4 November, 2026
  • TRAGJIKE – Qëllon nga pakujdesia gjatë gjuetisë ndaj 29- vjeçarit, ndërron jetë në vendngjarje i riu… 4 November, 2026
  • VIDEO – Lezha tronditet në orët e para të mëgjesit, tritol automjetit të parkuar në kompleksin e banimit 4 November, 2026
  • VIDEO – Arrestohet në Muriqan 56- vjeçari, kontrolli në makinën që drejtonte, i zbuloi 1 kg “mall” të fortë 4 November, 2026
  • PËRJETIM – Kur frika nisi të vritej, 4 nëntor 1990, protesta e parë masive kundër komunizmit… 4 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 4 nëntor 2026… 4 November, 2026
  • “MIDTERM 2026”, republikanët humbje të thellë në SHBA, presidenti Trump: I gatshëm të baskëpunoj me DEM 4 November, 2026
  • “Edhe Rama, edhe Veliaj flasin nga burgu”, Marjana Koçeku: Por njëri është brenda dhe tjetri jashtë… 3 November, 2026
  • “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila 3 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

edison ypi foto

NGA EDISON YPI – Po hanë kokat…

ShkodraWeb 4 November, 2026
veliaj rama gogu 2026

“S’jam organizator, as financues i protestave”, Erion Veliaj vijon publikimin e “ditarit” të paraburgimit…

ShkodraWeb 4 November, 2026
vrasja gjueti lezhe 2026

TRAGJIKE – Qëllon nga pakujdesia gjatë gjuetisë ndaj 29- vjeçarit, ndërron jetë në vendngjarje i riu…

ShkodraWeb 4 November, 2026
full hd.05_22_34_08.Still089

VIDEO – Lezha tronditet në orët e para të mëgjesit, tritol automjetit të parkuar në kompleksin e banimit

ShkodraWeb 4 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.