Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren

4 Nëntor 2026 | 21:36

Ekspertët e xhenios janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan. Ndërhyrja e tyre synon të lehtësojë punën e ekipeve të emergjencave në rrënojat e godinës, ku vijon kërkimi për 69-vjeçarin Hamit Ibro, i cili rezulton ende i zhdukur.

Në terren po punojnë 16 persona, të organizuar në dy ekipe kërkim-shpëtimi dhe të pajisur me mjetet e nevojshme për ndërhyrje në kushte të vështira.

Shkatërrimi pothuajse i plotë i pallatit e bën operacionin tejet të rrezikshëm, për shkak të mundësisë së shembjes së mëtejshme të strukturës. Nga kontrollet me kamera termike, sipas ekspertëve, mundësitë që 69-vjeçari të gjendet ende në jetë janë shumë të pakta.

Pavarësisht kësaj, kërkimet do të vijojnë deri në fund. Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar në pjesën e rrënojave ku, bazuar në informacionet e familjarëve dhe strukturave vendore, dyshohet se ndodhej 69-vjeçari në momentin e shpërthimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje

Gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet e...
21:22 | 04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Operacioni i kërkim-shpëtimit për personin e raportuar të zhdukur pas shpërthimit tragjik në pallatin në Elbasan është ndërprerë për arsye sigurie. Ekspertët e Ministrisë së...
20:29 | 04/11/2026

Studentët ndryshojnë strategjinë e protestës, dy tubime kombëtare në javë! Protesta e radhës në 7 nëntor

Pas më shumë se 150 ditësh në shesh, studentët kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protestës, duke kaluar në një kalendar të ri organizimi me...
19:08 | 04/11/2026