Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”

Bashkimi

Bashkimi e ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshje të zhvilluara të Grupit F të “FIBA Europe Cup”. 

Humbjen e tretë në këtë garë, nënkampioni i Kosovës e pësoi të mërkurën mbrëma në udhëtim te skuadra turke, Biotekno Korfez Basket. 

Ndeshja u mbyll me rezultatin 72:62. 

Vendësit krijuan epërsi prej 18 pikëve në pjesën e parë, 40:22. 

Në pjesën e dytë nuk e rrezikuan fitoren, ndonëse te skuadra prizrenase pati rritje të nivelit të lojës në fazën e sulmit e të mbrojtjes. 

Adrio Bailey dhe Gian Clavell ishin më të dalluarit te Bashkimi. Bailey i shënoi 18 pikë, shtatë kërcime e një asistim, ndërsa Clavell pati 13 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Nga shtatë pikë shënuan Divine Myles dhe Lejson Zeqiri. Pesë pikë i shënoi Valon Bunjaku, ndërsa nga katër pikë shënuan Shannon Shorter, Valmir Kakruki dhe Lance Thomas. 

Edhe Tjetër humbje për Bashkimin në “FIBA Europe Cup” Basketboll Tjetër humbje për Bashkimin në “FIBA Europe Cup”

Te vendësit, statistikat më të mira i pati Alex Reese, me 18 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.  

Bashkimi e nisi fazën grupore me fitore ndaj Valmiera Glassit, por pësoi humbje rresht nga Bigbank/Kalevi dhe Elan Chaloni. 

Bashkimi ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Valmiera, më 11 nëntor. Biotekno Korfez Basket prin në grup me katër fitore e një disfatë.