Ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama ia përsëriti protestuesve, edhe këtë të enjte.

Në sofrën e betonit para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin “dialog”.

"Mirëmëngjes", shkruan kreu i qeverisë duke e shoqëruar me simbolin e flamurit të Shqipërisë.

Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura, por deri më tani është refuzuar nga protestuesit.