Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio Cassis.
Takimi, sipas njoftimit të Presidencës, është planifikuar të nisë në orën 11:00.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës pritet të trajtohen raportet mes Kosovës dhe Zvicrës, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, si dhe situata politike e sigurisë në rajon.
Në rolin e kryesuesit të OSBE-së, Cassis pritet të diskutojë gjithashtu për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe për përpjekjet e saj në mbështetje të institucioneve dhe konsolidimit të stabilitetit.







